EVN Maqedoni fitoi tre çmime për portalin e konsumatorëve EVN Online në ndarjen e çmimeve e-tregti të këtij viti. EVN fitoi vendin e parë në kategorinë "Uebfaqja më e mirë për pagesën e faturave", vendin e dytë në kategorinë "E-tregtari me përvojën më të mirë të pagesës elektronike", si dhe çmimin e tretë në kategorinë "E-shitorja më e mirë për shërbimet elektronike". Çmimet u ndanë në ceremoninë e mbrëmshme dhe kanë të bëjnë me vitin 2024.
Ngjarja organizohet nga Shoqata maqedonase për tregti elektronike - Macedonian e-Commerce Association.
EVN punon në vazhdimësi në përmirësimin e shërbimeve digjitale që janë prezantuar që në vitin 2012 për konsumatorët. Interesi për këto shërbime është i lartë dhe po rritet vazhdimisht.