Ulja e rrezikut të vdekshmërisë tek shpendët e rrezikuar globalisht përmes rinovimit të largpërçuesve të rrezikshëm mbitokësorë në Evropën Juglindore.
Ulja e vdekshmërisë së shkaktuar nga njeriu tek llojet globalisht të rrezikuara të Shqiponjës Perandorake Lindore dhe Shkabës Egjiptiane. Projekti do të zbatojë zgjidhje bashkëkohore për të parandaluar vdekshmërinë e shpendëve të shkaktuar nga goditja elektrike dhe përplasjet me largpërçuesit mbitokësorë, që përfaqëson një rrezik të lartë për të dy speciet.
- Izolimi i mbi 17,000 shtyllave të rrezikshme të energjisë elektrike dhe instalimi i 2,500 ridrejtuesve të shpendëve tek përçuesit mbitokësorë në 100% dhe 80% të popullatave kombëtare të riprodhimit të Shqiponjës Perandorake Lindore dhe Shkabës Egjiptiane, përkatësish;
- Pilotimi i metodave në distancë për të identifikuar pikat kritike të vdekshmërisë dhe për të orientuar ndërhyrjet në mënyrë më efektive, si dhe të testohen teknologji inovative për rinovimin e largpërçuesve, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjate;
- Vendosja e rrjetit ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis operatorëve të rrjetit në të gjithë Ballkanin dhe përgjatë rrugëve migratore të specieve.
5 vjet (korrik 2025 – korrik 2030).
14 SPA, 48 IBA/KBA dhe zona “në fazat e para” në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.

Koordinator: EP Yug (ELEKTRORAZPREDELENIE YUG EAD).
Koordinarot ndihmës: EVN Maqedoni (EVN MAQEDONI SHOQËRI AKSIONARE PËR SHËRBIME SHKUP), BSPB, DOGA DERNEGI, MES (SHOQATA EKOLOGJIKE MAQEDONASE).

11 304 127.35, përmes programit LIFE të Bashkimit Evropian.
